Video/ Wolfsburg i jep leksion Leipzig, fiton dhe merr komandën në Bundesliga
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Gusht 2021, 20:00
Wolfsburgu bëri një ndeshje impresionuese ndaj Leipzig dhe mori 3 pikë të arta që ngjisin “Ujqërit” në vendin e parë në renditje në Bundesligë.
Edhe pse morën një goditje të rëndë duke u eliminua nga Kupa e Gjermanisë për një gabim fatal të Van Bommel me zëvendësimet, Wolfsburg vijon të bëjë mirë në kampionat me fitoren e tretë radhazi, si asnjë ekip tjetër shkruan Ora News.
Ndeshja ndaj Lepzig ishte shumë e hapur dhe e luftuar por u vendos vetëm nga një gol i shënuar nga Jerome Roussillon në minutën e 52’, pavarësisht tentativave të shumta të miqve për të barazuar.
Me këtë sukses, Wolfsburg është ekipi i vetëm me 9 pikë në renditje dhe ruan i vetëm kryesimin ndërsa në ndeshjen tjetër, Union Berlin u imponua 2-1 ndaj Borussia M’Gladbach.
