Video/ Barcelona bind në “Camp Nou”, mposht 2-1 Getafen
Barcelona rigjen fitoren në La Liga. Pas barazimit të kaluar në “San Mames” me Bilbaon, katalanasit duhej të fitonin patjetër në sfidën e radhës me Getafen dhe ja arritën me rezultatin 2-1. Jo dhe aq e lehtë fitorja për skuadrën e Koeman i cili në stol kishte sërish sulmuesin shqiptar, Rey Manaj i cili nuk u aktivizua as sot.
Barça kaloi menjëherë në avantazh në minutën e dytë me Sergi Roberto pas kombinimeve të bukura në zone por miqtë me Sandro Ramirez barazuan llogaritë në minutën e 19’.
Katalanasit reaguan shpejt dhe në minutën e 30 kaluan në avantazh me një super Depay. Nuk munguan edhe rastet e tjera për Barçën teksa pjesa e dytë ishte më shumë një lojë nervash mes skuadrave ku katalanasit ulën disi edhe ritmin, shkruan Ora News. Gjithsesi sfida përfundoi 2-1 me 3 pikë të rëndësishme për Barcelonën dhe Koeman.
