Video/ Petagna shpëton Napolin, i jep 3 pikë të arta me Genoan
Pas Lazios dhe Interit, përgjigjet Napoli. Të kaltërit e Spallettit fitojnë me vështirësi në transfertën me Genoan me rezultatin 2-1, shkruan Ora News.
Miqtë luajtën më mirë dhe dominuan me qarkullimin e topit teksa në 39’ gjetën avantazhin me Fabian Ruiz pas një topi nga Politano.
Fraksioni i dytë i ndeshjes ishte më i luftuar dhe pas një goli të anuluar Pandev me VAR, vendasit vënë barazpeshën në 69’ me Cambiasson i cili fluturimthi pas një krosimi e çoi topin në rrjetë.
Spalleti hodhi në fushë të gjithë potencialin për të gjetur golin dhe Andrea Petagna i future për pak minuta nderoi trajnerin me një gol me kokë në 84’. Me kaq mbyllet dhe sfida me 3 pikë të vlerfshme për Napolin ndërsa në sfidën tjetër Sassuolo barazoi pa gola ndaj Sampdorias.
