Kurbin: Lëvizte me automatik në Benz, kapet 24 vjeçari i kërkuar në Luksemburg, dyshohet se do kryente vjedhje me armë

Kurbin: Lëvizte me automatik në Benz, kapet 24 vjeçari i

Me kallashnikov, pistoletë dhe municion luftarak në automjet, 24-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkomëtar është arrestuar nga Policia e Kurbinit.  

Në kuadër të operacionit “Zhejë” u kap dhe u ndalua shtetasi Ermando Cima, 24 vjeç, banues në fshatin Zhejë, Kurbin.

Ndaj tij Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin i ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Vjedhja" dhe "Vjedhja më shumë se njëherë, duke sjellë pasoja të rënda”.

Gjithashtu, ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Luksemburgut i ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Vjedhja, më shumë së një herë, duke sjellë pasoja të rënda”, kryer në bashkëpunim” informoi sot policia.

Gjatë kontrollit në automjet tip "Benz" më të cilin po qarkullonte ky shtetas u gjet një armë zjarri automatik me 2 krehra, një pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.

“Në bashkëpunim me Prokurorinë, strukturat hetimore të DVP Lezhë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti, pasi nga informacionet e marra në rrugë operative dyshohet se ky shtetas mund të kryente vepër penale në fushën e krimeve të vjedhjes me armë”  informoi sot policia.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak", "Vjedhja" dhe "Vjedhja", më shumë së njëherë, duke sjellë pasoja të rënda”, kryer në bashkëpunim.