"Sherr vëllezërish apo..." Çfarë fshihet pas tritolvënies së sindikalistit Elton Debreshi në Bulqizë

Pas tritolvënies në makinën e Kreut të Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, Elton Debreshi, nuk ishin ata që mund ti konsiderojë armiq.

Njeriu që vuri eksploziv në Benzin e Sindikalistit, ish kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 prillit, është vëllai I tij, Alfred Debreshi!

Ai ishte mes personave të parë që u morën një pyetje në lidhje me ngjarjen ndërsa mohoi cdo lidhje të mundshme!

Por ekspertët e policisë, arritën të sigurojnë prova të cilat tregojnë se ishte pikërisht ai tritolvënësi në makinën e vëllait.

Shpërthimi u shënua në orët e para të mëngjesit të së premtes, 27 gusht, e për pasojë pati vetëm dëme materiale.

Motivet mbeten të paqarta.

Sindikata që drejton Debreshi e lidhi shpërthimin me kërcënimet që thuhet se ai ka pasur për shkak të aktivizimit për të drejtat e minatorëve.

Por arrestimi 29 vjecarit e rrëzoi këtë pistë.

Në  rrjetet sociale Alfred Debreshi shfaqet mbështetës I kauzave që përfaqëson i vëllai sindikalist.

Në këto kushte mbetet e paqartë nëse pas tritolvënies ka një konflikt mes dy vëllezërve apo ka qëllime të tjera.

Në të shkuarën ka pasur disa raste kur ngjarje të tilla janë përdorur për të përfituar azil në vendet e BE.

Teksa hetimet për rastin vijojnë mbi 29 vjeçarin Alfred Debreshi do të rëndojnë tre akuza.