"Kisha borxhe dhe kredi", si e justifikoi infermieri vjedhjen e 1 mln lekë medikamente për Covid

Ora News zbardh dëshminë në polici të infermierit Nikolin Ciko i cili u arrestua për vjedhjen e medikamenteve me vlerë 1.000.000 lekë në farmacinë e spitalit të Korçës, në dy raste, 8 mars 2021 dhe 30 gusht 2021.

Në deklaratën e tij pranë policisë, ai ka pranuar vjedhjen e medikamenteve.

Justifikimi që përdori për këto veprime ishte se kishte borxhe dhe kredi për të larë.

Nikolin Ciko, 43 vjeç, ishte infermier pranë Urgjencës së Spitalit Korçë dhe merrej me pacientët me Covid.

Për këtë shkak ai dyshohet se ua shiste këtyre pacientëve medikamentet e vjedhura.

Skema

Për vjedhjen e farmacisë së spitalit, ku çdo infermier paraqet recetën për të marrë medikamentet, Ciko ka thyer dritaren duke kaluar tunelin e duke i vjedhur në ilaçet në farmaci.