Vaksinimi i detyrueshëm 'zgjon' studentët në Korçë, në radhë për vaksinën

Pas thirrjeve të institucioneve shtetërore të shëndetësisë për kryerjen e vaksinës duket se në Korçë kjo thirrje është pranuar, teksa pranë qendrës së vaksinimit masiv shihen me dhjetëra persona në rradhë për t'u vaksinuar.

Të rinj por edhe persona të grupmoshave të ndryshme prej mëngjesit janë drejtuar pikës së vaksinimit masiv për të marrë dozen e parë të vaksinës.

Në prag të rikthimit në auditor janë kryesisht studentët ata që kanë shfaqur interes për vaksinën por edhe punonjës të institucioneve të tjera, ndryshe nga sa ka ndodhur më parë, ku kërkesa për vaksinë ka qenë shumë e ulët.

Paralelisht vaksinimi vazhdon edhe në qendrat shëndetësore.

-Në total janë kryer 63069 vaksime

-35720 qytetarë kanë marrë vetëm dozëjn e parë

-27440 qytetarë kanë marrë dozën e dytë

-Gjatë muajit gusht janë kryer 9500 vaksinime.

Vaksinimi i detyrueshëm 'zgjon' studentët në