Mirë që rritën bukën, po pensionet? Flasin të indinjuara zonjat nga Korça. Telefonatat në "Ora Juaj"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Gusht 2021, 09:42
Në Korçë qytetarët kanë vërejtur rritje të çmimeve të produkteve bazë si buka, qumështi, kosi. Ata thonë se rritja e çmimeve, në një kohë kur nuk rriten pensionet dhe nuk ka punë do të rrisë më tej varfërinë.
“Nuk ia dalim dot me bukë, pa punë. Mirë që u morën me afganët, po shqiptarët” thotë një qytetare nga Korça gjatë një telefonate në emisionin “Ora Juaj” me gazetar Klodi Karaj në Ora News.
“Mirë që rritën bukën e qumështin e kosin, po pensionet? Çfarë të bëjmë më parë. Të paguajmë dritat apo ujin, nëse nuk i paguajnë ti presin. Votat i presin po kokat nuk i kthejnë të mendojnë dhe për neve”
Emisioni transmetohet çdo ditë në mëngjes në Ora News.