Xhaçka dhe ambasadorja Kim vizitojnë familjet afgane te Qytet Studenti

607 qytetarë afgan, burra, gra dhe fëmijë kanë gjetur sot një strehë të sigurt në Shqipëri.

Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka sëbashku me ambasadoren Kim vizituan sot familjet e vendosura prej 3 ditësh në qendrën akomoduese në Qytetin e Studentit, ndërsa shumë të tjerë janë sistemuar në Durrës dhe Lezhë.

Xhaçka thotë se shumë partnerë e organizata ndërkombëtare po bashkohen çdo ditë në këtë operacion të madh humanitar.

"Krenari për mikpritjen shqiptare!"

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar tërheqjen e trupave të tyre nga Afganistani me një bilanc prej 80,000 civilë nga Kabuli, nga të cilët 6,000 janë civilë amerikanë. Ky evakuim i amerikanëve dhe afganëve që u rrezikohet jeta vjen një ditë përpara afatit përfundimtar që Joe Biden kishte vendosur për tërheqjen e trupave ushtarake.

 Largimi i forcave amerikane shënon herën e parë pas gati 2 dekadash që kur SHBA-ja dhe aleatët e saj nuk kanë trupa në Afganistan, pas 2 trilion dollarësh shpenzime dhe gati 2,000 trupave amerikane të vrarë në aksion.

Kjo është shoqëruar me festë nga ana e talebanëve të cilët kanë shtënë në ajër me armë pasi mori fund epoka e ushtrisë Amerikanë në vendin e tyre.

Xhaçka dhe ambasadorja Kim vizitojnë familjet afgane te QytetXhaçka dhe ambasadorja Kim vizitojnë familjet afgane te QytetXhaçka dhe ambasadorja Kim vizitojnë familjet afgane te QytetXhaçka dhe ambasadorja Kim vizitojnë familjet afgane te QytetXhaçka dhe ambasadorja Kim vizitojnë familjet afgane te Qytet