Shkrumbohet lokali në Shëngjin, masa e pajisjeve elektrike i vuri flakën strukturës prej druri
Një lokal në zonën e plazhit në Shëngjin u dogj në orët e para të mëngjesit.Dyshimet janë se shkak u bë një masë në pajisjet elektrike, nga ku flakët u përhapën me shpejtësi për shkak të strukturës së drurit.
Një lokal u dogj në zonën e plazhit në Shëngjin. Zjarri u shfaq rreth orës 04:00 të mëngjesit të së martës.
Dyshimet e para të ekspertëve janë se shkak për zjarrin është bërë një mase tek pajisjet elektrike.
Flakët u përhapën me shpejtësi edhe për shkak të strukturës prej druri të lokalit, duke e djegur thuajse plotësisht.
Fatmirësisht nuk pati të lënduar, por dëmet materiale në biznesin që rezulton në pronësi të një 35-vjeçari nga Manatia e Lezhës ishin të mëdha.
Nga zjarri u dëmtuan dhe dy automjeti të cilat ishin të parkuara ngjitur me lokalin, ndërsa ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve pengoi përhapjen e flakëve tek objektet e tjera aty pranë.
Policia e Lezhës thotë se vijon hetimet për dokumentimin e plotë të shkaqeve të zjarrit.


