Nga Flamur Noka te Lindita Metaliaj, këta janë 15 anëtarët e Kryesisë së re të PD-së
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Gusht 2021, 08:18
Një ditë pas votimit për Kryesinë e re të Partisë Dermokratike, Ora News ka zbardhur emrat e 15 fituesve, 10 prej të cilëve janë burra dhe 5 gra.
Emrat fitues u përzgjodhën nga 62 kandidatë në garë. Në dy fletët e votimit ishin 42 kandidatë burra dhe 20 gra.
Një ditë më parë Këshilli Kombëtar votoi dhe ekipin e ri drejtues të Partisë Demokratike, sekretariatet dhe emrat për komisionet parlamentare.
Burimet i thanë Ora News se Gert Bogdani ka qenë më i votuari duke marrë 70 % të votave.
Lista me emrat fitues
-Gert Bogdani
-Agron Gjekmarkaj
-Tomorr Alizoti
-Ervin Salianji
-Flamur Noka
-Oerd Bylykbashi
-Kreshnik Collaku
-Aldo Bumçi
-Fitim Zekthi
-Gent Strazimiri
-Oriola Pampuri
-Dhurata Çupi
-Juela Hamati
-Taulanta Jaupi
-Lindita Metaliaj


