Aleanca për Teatrin kërkoi hetim dhe shkarkim të prokurores së SPAK, KLP i përcjell kërkesën ILD-së

Këshilli i Lartë i Prokurorisë i ka përcjellë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë kërkesën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit fillimin e hetimit administrativ dhe shkarkimin e prokurores së SPAK Manjola Kajana.

Kjo e fundit akuzohet ne për veprat penale shpërdorim detyre dhe korrupsion i prokurorëve në lidhje me çështjen e Teatrit Kombëtar.

Me anë të një postimi në facebook, AMT angazhohet se do ti shkojë deri në fund betejës ligjore për Teatrin.

"Sot nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë na erdhi shkresa, e cila na vë në dijeni të hapave të mara nga ky institucion lidhur me kërkesën e bërë nga ne për fillimin e hetimit administrativ dhe shkarkimin e prokurores së SPAK Manjola Kajana, akuzuar nga ne për veprat penale shpërdorim detyre dhe korrupsion i prokurorëve.Kemi dëshmuar se do i shkojmë deri në fund betejës ligjore për Teatrin.Para ligjit do dalin jo vetëm zyrtarë vendas e të huaj të cilët kanë gisht në veprën penale të shembjes së Teatrit Kombëtar por dhe aferën korruptive të ndërtimit të kullave në sheshin e Teatrit.Teatri Aty Dhe Ashtu Si Ishte".

Aleanca për Teatrin kërkoi hetim dhe shkarkim të prokurores