"Do të ketë shumë gra", ja si e parashikon Agim Baçi qeverinë e re të Ramës


Kryeministri Edi Rama pritet të shpallë qeverinë e re gjatë kësaj jave por analisti Agim Baçi thotë se nuk ka pritshmëri të mëdha.

I ftuar në Rtv Ora, ai thotë se qeveria e re do të jetë vazhdim i qeverisë së shkuar.

Baçi: Me kompromiset që ka bërë Rama për të qenë në pushtet, me marrëveshjet që ka bërë me klientët e tij që janë gati personal, besoj se nuk do të kenë shumë rëndësi emrat që do të vërë në qeveri. Besoj se do të ketë shumë gra se mendon që i ka në kontroll dhe nuk e kundërshtojnë. Jo se ka pasur kundërshtime nga burrat por besoj se do të ketë terësisht një qeveri në vazhdimësinë e asaj që ka pasur deri më sot. Mund të ndryshojë radhët e këtyre gjërave në qeverisjen e zotit Rama vetëm nëse do të funksionojë SPAK dhe reforma në drejtësi ku do të kemi hetime në lidhje me akuzat që janë bërë. Përndryshe do të kemi një qeveri që do të thellojë hendekun e të keqes, do të thellojë borxhin, do të thellojë varfërinë dhe do të jemi përballë realitetit që shumica e shqiptarëve do të duan prapë të ikin nga vendi.

Sa i takon strehimit të afganëve në vendin tonë dhe protagonizmit të Ramës në këtë operacion, Baçi thotë se Rama e përdor këtë çështje humanitare për të mbuluar probleme të mëdha që ka vendi si krimi dhe korrupsioni te zyrtarët e lartë.

Baçi: Italia deri sot ka pritur mbi 5 mijë afganë dhe nuk ka dalë kryeministri në aeroport, as kryeministrat e tjerë, vetëm kryeministri jonë që do të bëjë  PR e madh për qeverisjen e tij, do të ndryshojë të gjithë akuzat që bëjnë ndërkombëtarët në lidhje me krimin dhe korrupsionin që ka në Shqipëri nga zyrtarët publikë, do ta kurojë kozmetika e madhe që Rama kërkon të bëjë me afganët. Ne do ti marrim, i do SHBA, është aleati ynë, do ta bënte dhe një kryeministër i djathtë. Por është e shëmtuar kjo lloj këmbëngulje e Ramës për tu bërë kaq ekzotik për ndërkombëtarët. Nuk mund të jetë kaq i kujdesshshëm për afganët dhe kaq i pakujdesshshëm për shqiptarët që ikin çdo ditë.