Jetonte i vetëm, 62-vjeçari në Gramsh gjendet i varur në banesë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Gusht 2021, 08:51
Një 62-vjeçar është gjetur i vetëvarur në banesën e tij në Gramsh.
Policia informon se shtetasi Y.T, 62 vjeç, i cili jetonte i vetëm është gjetur nga familjarët rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm, 29 gusht.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Valës, Gramsh.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
