Video/ Lëvizte me kallashnikov e municion luftarak, arrestohet fieraku me dy mbiemra, pamjet e aksionit


Një 44-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Fierit pasi mbante armë zjarri pa leje në automjet.

Policia bën me dije se arrestoi në flagrancë shtetasin Artur Muka(Plaku), 44 vjeç, banues në Fier.

Shërbimet e Policisë në lagjen "1 Maji" gjatë kontrollit të automjetit tip "Citroen" në pronësi të shtetasit Artur Muka(Plaku), gjetën të fshehur në kofano një armë zjarri automatik dhe një krehër me 30 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak". /OraNews/