Aromë vjeshte, dita nis me kthjellime, gjatë pasdites shira dhe rrebeshe në disa zona
Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Por pjesa e dytë e ditës do të sjellë shpeshtim të vranësirave fillimisht në zonat veriperëndimore dhe pjesërisht ato qendrore duke gjeneruar shira afatshkurtër, të cilët herë pas herë do jenë dhe në formë rrebeshi.
Orët e natës paraqiten me kthjellime dhe vranësira kalimtare.
Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 29°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Perëndimor -Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.
Kosova
Vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurtra me kthjellime dominojnë motin , KU herë pas herë vranësirat zhvillohen duke sjellë rrebeshe afatshkurtër shiu në zona të izoluar të republikës së Kosovës. Këto kushte të motit mbeten deri pasdite kur moti përmirësohet gradualisht.
Maqedonia e Veriut
Dita nis në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare. Por duke ju afruar mesditës vranësirat shtohen në veri të republikës së MV duke sjellë shira. Moti përmirësohet përkohësisht vetëm orët e pasdites dhe mbrëmjes.
Rajoni dhe Europa
Vijon me mot të kthjellët pjesa më e madhe e Kontinentit Europian, KU më të dukshme kthjellimet do të jenë në Europën Perëndimore. NDERSA me mot të paqëndrueshëm, vranësira dhe reshje shiu mbetet pjesërisht Qendra dhe Rajoni i Ballkanit.
