Makina përplas vajzën në Tiranë, e mitura në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Gusht 2021, 19:44
Një vajzë e mitur 14-vjeç është plagosur mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti në zonën e “Astirit”, Tiranë.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10, në rrugën “Tom Plezha.”
Mjeti me drejtues shtetasin M. L., ka përplasur këmbësoren e mitur me iniciale E. S., rreth 14 vjeç.
E mitura është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, paraprakisht pa probleme për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.
