Video e aksidentit fatal në Lezhë, makina hyri në parakalim, u përplas me murin e më pas salto
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 28 Gusht 2021, 21:04
Gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj ka siguruar pamjet e aksidentit që ndodhi pasditen e sotme në Lezhë.
Nga aksidenti humbi jetën drejtuesi i mjetit, Paulin Gjomarkaj, 38 vjeç dhe mbeti i plagosur shtetasi shtetasi Nikoll Gjini, 27 vjeç, i cili ndodhej pasagjer në këtë mjet.
Në pamjet e siguruara nga Ora News shihet momenti kur makina parakalon me shpejtësi, por më pas 38-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurën anësore dhe fluturuar në ajër për disa metra.
Aksidenti ndodhi rreth orës 18:00 në aksin e vjetër Lezhë- Milot.
/OraNews/
