Aksident në Lungomare, makina përplaset me motorin, shoferi dërgohet me urgjencë në spital
Nga Edi Ruçi Përditësimi i fundit 28 Gusht 2021, 20:45
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Lungomare të Vlorës.
Mësohet se një automjet është përplasur me një motor dhe si pasojë është plagosur drejtuesi i motorit.
Burime për Ora News bëjnë me dije se i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës, por nuk dihet gjendja shëndetësore e tij.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
