Zbardhet plagosja e 72-vjeçarit në Shkodër, 31-vjeçari e përplasi me makinë më pas e qëlloi me çifte
Zef Pjetri, 72 vjeç, banues në Shllak, Shkodër, u paraqit mëngjesin e sotëm në spital për ndihmë mjekësore, pasi ishte plagosur me armë gjahu në krah.
Policia e Shkodrës ka arritur të zbardhë ngjarjen dhe të identifikojë e arrestojë autorin e dyshuar të plagosjes me armë gjahu.
Policia informon se u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit Frederik Kola, 31 vjeç, lindur në Shllak dhe banues në fshatin Hot i Ri, Njësia Administrative Rrethina, Bashkia Shkodër.
Ky shtetas dyshohet se mëngjesin e sotëm, në fshatin Hot i Ri, ka përplasur me automjet shtetasin Zef Pjetri, 72 vjeç dhe më pas e ka plagosur me armë gjahu çifte.
Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti pronësie, për një burim uji në fshatin Shllak.
