Gjej Sahatin!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Gusht 2021, 14:33
Deputeti i zgjedhur i PD-së Belind Këlliçi vazhdon të denoncojnë ndërtimet pa kriter nga ana e bashkisë në kryeqytet.
Së fundmi ai ka postuar në Facebook pallatin që është duke u ndërtuar në qendër të Tiranës, ngjitur me Kullën e Sahatit.
Ndërtesa e cila është në proces e sipër e ka mbuluar plotësisht Kullën dhe e vetmja gjë që mund të shihet në sheshin Skënderbej janë skelat dhe betoni.
"Gjej Sahatin", shkruan Këlliçi në Facebook dhe nga fotoja duket qartë që Sahati "është zhdukur".
