Lame në Pogradec: Përfundon procesi i regjistrimit fillestar të pasurive, i hapet rrugë legalizimit të objekteve
Pogradeci ka përfunduar procesin e regjistrimit fillestar të pronave në në të gjitha qarkun ku përfshihen 73 zona kadastrale dhe 8 Njësi Administrative.
Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame nga fshati Blacë ka lajmëruar se do të nisë edhe shpërndarja e certifikatave.
"Ajo që është kryesorja, tokat bujqësore të cilat janë të gatshme për të filluar procesin e lëshimit të certifikatave. Procesin do ta fillojmë këtu sot," tha Lame.
Lame tha se në bashkëpunim me Bashkinë e Pogradecit, Kadastra ka bërë të mundur të përfundojë këtë proces për t'i hapur rrugën legalizimit dhe certifikimit të objekteve para viteve 91 si dhe objektet e reja të ndërtuara.
"Nuk është për t'u mburrur që u deshën 30 vjet që të arrijmë te tapitë. Po t'i thoshe njeriu në '91 se ju po merrni sot vetëm fjalën, se tokën do ta merrni pas 30 vitesh nuk do ta besonte njeri," tha Lame.
Janë 2919 pasuri në total, toka bujqësore që presin të pajisen me certifikatë pronësie pasi fermerët të kenë aplikuar për tu pajisur me dokumentin e tokës së përfituar me ligjin 7501.
