Shpërthimi me tritol në makinën e Debreshit, në pranga vëllai 29-vjeçar
Identifikohet dhe arrestohet autori i ngjarjes së ndodhur mesnatën e datës 27.08.2021, ku automjetit të shtetasit Elton Debreshit, iu vendos një sasi e vogël lënde plasëse.
Sipas policise bëhet fjalë për vëllanë e Elton Debreshit, Alfred Debreshi 29 vjeç, banues në Bulqizë, pasi ky shtetas dyshohet se është autori i vendosjes së lëndës plasëse në automjetin tip 'Mercedez Benz', në pronësi të vëllait të tij shtetasit E. D.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”; “Mbajtja pa leje e lëndëve plasëse” dhe Deklarim i rremë para oficerit të policisë gjyqësore”.
Në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, Elton Debreshi kandidoi i pavarur, por nuk arriti të sigurojë votat e mjaftueshme për tu zgjedhur deputet në parlamentin e ri.
Lushnjë: Arrestohen skifterët e shtëpive dhe dyqaneve
28 Gusht, 09:36


