Kapet “trioja” e hajdutëve nga Fieri, bënin kërdinë në Lushnjë
Tre fierakë ishin bërë bashkë dhe kryenin vjedhje!
Në fokus muajt e fundit kishin venë qytetin e Lushnjes, ku ishin kthyer në makth për banorët e pronarët e bizneseve!
Vetëm gjatë orëve të para të mëngjesit të së shtunës ata vodhën në një biznes në lagjen "Loni Dhamo” dhe një banesë në lagjen "Kadri Qystri"
Tentuan të vjedhin edhe një biznes tjetër por dështuan pasi përfunduan në prangat e policisë në kushtet e flagrancës!
Trioja e hajdutëve përbëhej nga Niko Zaimi, 36 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, Erion Kondi, 40 vjeç dhe Klaudjo Myrtja, 27 vjeç. Që të tre janë banorë të Fierit!
Verifikimet e policisë treguan se ata janë autorë të dyshuar edhe për tre vjedhje të tjera të shënuara nga maji në gusht po në qytetin e Lushnjës!
Në të tre rastet objektiv kanë qenë banesa ku ata kanë marrë para, sende me vlerë dhe objekte të tjera! Në vijim të operacionit, policia u sekuestroi edhe një pjesë të sendeve të vjedhura!
Tre hajdutëve i gjetën 3830 euro, 40 paund, 125.200 lekë të rinj, disa bizhuteri, 3 aparate celularë
Po ashtu u kapën pajisje që përdoreshin nga autorët për të kryer vjedhjet si dhe automjeti me të cilin ata lëviznin!
Blutë e Lushnjës thonë se janë duke vijuar hetimet për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve nga tre hajdutët fierakë!
