Trafikonte kokainë, arrestohet 33-vjeçari në Berat

Një 33-vjeçar është arrestuar në Berat, pasi posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike.

Bëhet fjalë për shtetasin Ardit Bajrami, 33 vjeç, banues në lagjen 30 Vjetori, Berat.

Policia ka sekuestruar  lëndë narkotike kokainë e ndarë në doza, 1 peshore elektronike, 1 aparat celular si dhe një shumë parash.

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike kokainë, 1 peshore elektronike, 1 aparat celular dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".