Sensibilizimi/ Gazeta më e madhe në Zvicër hapet në shqip: Ju lutem vaksinohuni!
Spitalet po mbushen nga pacientët të infektuar me koronavirus. Shifrat tregojnë se një numër i madh i tyre janë të kthyer nga Ballkani. Kushdo që nuk flet një gjuhë kombëtare e ka të vështirë të informohet. Kjo është arsyeja pse mjekët e huaj në Zvicër u bëjnë thirrje bashkatdhetarëve të tyre.
Shkalla e vaksinimit në Ballkan është më e ulët se në Zvicër, dhe ka mungesë informacioni. Por edhe në Zvicër është një problem që shtetasit emigrantë nuk vaksinohen.
Prandaj Blick i ka lejuar mjekët e huaj të bëjnë një apel për bashkatdhetarët e tyre
dëshiron të ndriçojë dhe i lejon mjekët e huaj të bëjnë një apel për bashkatdhetarët e tyre.
"Ju lutem vaksinohuni!" thotë mjeku shqiptar.
"Ju lutem vaksinohuni!
Të dashur bashkatdhetarë.
Covid-19 është një sëmundje serioze dhe siç e dini të gjithë, pandemia ka vrarë tashmë 4.5 milionë njerëz në të gjithë botën.
Ne do ta mposhtim këtë virus vetëm nëse të gjithë bashkohemi. Vaksinimi është një mënyrë efektive për t’u kthyer në jetën normale. Vaksinimet, të miratuara në Zvicër, janë testuar në një proces serioz dhe mund të parandalojnë sëmundje serioze dhe vdekje. Në dallim nga vala e parë, virusi po godet gjithnjë e më shumë të rinj dhe shumë të rinj tashmë kanë vdekur.
Secili prej nesh është i lirë të mos vaksinohet. Por ju duhet të jeni të vetëdijshëm se kjo nuk ka të bëjë vetëm me lirinë individuale. Nëse vuani nga Covid, sëmundja nuk ju prek vetëm juve. Ju gjithashtu mund të infektoni të dashurit e juaj, te cilët mund të vdesin.
Më prek që shumë pacientë nga Kosova dhe Maqedonia janë shtruar në departamentet Covid të spitaleve zvicerane. Ne mund ta parandalojmë këtë me vaksinim masiv. Të mundohemi të gjithë ta tejkalojmë këtë sfidë së bashku. Ju lutem vaksinohuni. Faleminderit."