Tiranë/ Prishet urbani i Porcelanit, shoferi dhe faturino rregullojnë mjetin, brenda plot me pasagjerë

Urbani i linjës së Porcelanit në Tiranë ka pësuar një defekt , duke ndaluar në mes të rrugës me pasagjerët brenda automjetit. Si pasojë është krijuar trafik.

Në videon e mbërritur në redaksinë e Ora News, duket shoferi dhe faturino teksa përpiqen të rregullojnë dekeftin që ka pësuar autobusi.

Ndërkohë brenda mjetit ndodhen pasagjerët që presin të rregullohet autobusi për të shkuar në destinacionet e tyre.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm (28 gusht).