Sërish numër i lartë infektimesh, 905 raste të reja me Covid dhe 3 vdekje

Në 24 orët e fundit, 3 persona nuk i mbijetuan kroronavirusit. Sipas të dhënave zyrtare të ministrisë së Shëndetësisë, 1 në 4 persona rezulton pozitiv, bazuar nga 4 mijë e 63 testime të kryera prej të cilave janë zbuluar 905 raste të reja.

Nga e hëna që nuk kishte asnjë viktimë e deri të shtunën, numri i personave qe nuk ja kanë dalë në betejën me covid është luhatur nga 1 deri në 3 për çdo 24 orë.

Po ashtu vërehet rritje e të shëruarve nga dita ne dite , ndërsa  numri i të shtruarve mbetet i ulët krahasuar me atë, të personave qe e kalojnë covidin.

Deri tani në Shqipëri është vetëm një spital i hapur për pacientët covid , ai i infektivit në të cilin po marrin trajtim 96 pacientë. Nga këta 17 janë në gjendje më të rënduar.  Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u bëri sërish apel qytetarëve të vaksinohen. Ajo tha se ata mund t’i drejtohen edhe poliklinikave që ofrojnë këtë shërbim.

"Fokusi është tek vaksinimi i çdo qytetari +18 vjeç, ndaj ne jemi duke krijuar mundësinë që edhe në ato pika të ofrimit të kujdesit shëndetësor siç janë poliklinikat tashmë të kemi hapur pikat tona të vaksinimit. Çdo qytetar mund të vijë dhe të kryejë vaksinën, mjafton të ketë kartën e identitetit," tha Manastirliu.

Autoritetet shëndetësore thonë se vaksinat antiCovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë të të shtruarve dhe të viktimave. Qeveria shqiptare bën të ditur gjithashtu se po negocion me Pfizer për 500 mije doza  të cilat pritet të vijnë deri ne fund të këtij viti.

Statistika (28 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 905
Të shëruar në 24 orë 347
Të shtruar në spitale 96
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 4063

Testime totale 1,030,132
Raste pozitive 144,079
Raste të shëruara 132,723
Raste Aktive 8866
Humbje jete 2,490

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3244
Shkodër 1597
Vlorë 791
Fier 685
Durrës 651
Lezhë 441
Elbasan 414
Berat 296
Gjirokastër 254
Korçë 221
Kukës 137
Dibër 135