"Jemi shumë rehat", afganët e strehuar në Qytetin Studenti: Do qëndrojmë për pak ditë, plani ynë...
154 shtetasit afganë të cilët mbërritën rreth orës 22:45 minuta linja e parë dhe më të dytin rreth orës 1 pas mesnatë linja e dytë janë strehuar këtu pranë godinave në qytet studenti. Ata shoqërohen me punonjësit social e ndërsa jashtë perimetrit të godinave të qytete student ka edhe forca të shtuara të policisë.
Pas ankthit 15 ditor nga lufta në vendin e tyre duket se tani shtetasit e ardhur nga Afganistani kanë gjetur qetësinë në Tiranë.
Të shoqëruar nga familjarët së bashku edhe me punonjës sociale që prej mëngjesit të së shtunës ata janë regjistruar në polici.
Pas këtij veprimi shtetasit e huaj lëvizën të pa shqetësuar drejt mensës në ambientet e qytetit studenti dhe më pas zhvendosën brenda godinave.
Një prej afganëve që kishte punuar si zyrtar i qeverisë në vendin e tij u shpreh i lumtur për ardhjen në Tiranë ndërsa shtoi se Shqipëria nuk është destinacioni final.
"Jemi shumë rehat. Ne arritëm natën e kaluar, jam i lumtur. Ky nuk është destinacioni final, por ne do të qëndrojmë përkohësisht këtu. Unë punoja në qeveri, isha zyrtar shteti. Situata në Afganistan është jo e mirë."
Mes të ardhurve nga Afganistani është edhe Nagji Vasil me profesion gazetar, i cili u largua se bashku me familjen. Ai u shpreh se situata në Afganistan vijon të jete e rënduar.
"Emri im është Nagji Vasil. Unë jam nga Afganistani. Këtu është shumë mirë. Fatkeqësisht atje është shumë keq. Unë punoja si gazetar. E njëjta punë si ju. Kjo është dita ime e parë për mua dhe koleget e mi. Do qëndrojmë për pak ditë, më pas do shkojmë në vende të tjera."
Pranë godinave ku po strehohen afganët në qytetin studenti janë vendosur efektiva policie që bëjnë roje si dhe ambulancat me shërbime shëndetësore. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria pritet që në total të strehojë rreth 4000 mijë shtetas nga Afganistani.

