Ish-komisionieri i BE-së do jetë rivali i Emanuel Makron për presidencën franceze
Ish-komisionieri i BE-së, Mishel Barnie, dëshiron të jetë presidenti i ardhshëm i Francës.
Diplomati francez deklaroi se ai do që ta udhëheqë Francën në kohën më të vështirë përballë një bote të rrezikshme e të paqëndrueshme, për ta pajtuar vendit, duke respektuar çdo francez dhe vetë Francën.
"Duhet të rivendosim para së gjithash autoritetin e shtetit, sigurinë publike, një drejtësi më të shpejtë dhe efikase. Të ruajmë liritë tona, të mbrohemi nga kërcënimi islamik dhe të investojmë masivisht te mbrojtja. Të vendosim një moratorium për emigracionin sepse politika nuk po funksionon dhe këtë çështje të Francës e të Europës duhet ta hedhim në referendum."
Barnie është një prej politikanëve veteranë të Francës i cili e ka ndërtuar imazhin e tij kryesisht me punën në Bruksel, dy herë si komisioner dhe si negociator i marrëveshjes "Breksit".
Ai nuk arriti ta fitojë dot garën për kreun e Komisionit Europian në vitin 2014.
70-vjeçari do të kandidojë vitin e ardhshëm nën siglën e Partisë Republikane, familja e tij politike ku ai aderon prej 55 vitesh.
Zgjedhjet presidenciale në Francë mbahen më 10 prill 2022 dhe përballë si rival, Barnie do të ketë kreun aktual të shtetit, Emanuel Makron.
Studim: Sa herë në javë duhet të bëjmë dashuri
27 Gusht, 09:4

