Sulmet në Kabul, Trump: Një tragjedi që s’duhet të kishte ndodhur kurrë

Ish-Presidenti Donald Trump, i cili ka kritikuar ashpër trajtimin e krizës në Afganistan nga pasuesi i tij Biden, i quajti sulmet vetëvrasëse të së enjtes, 26 gusht një tragjedi  dhe tha  se shpërthimet nuk duhet të kishin ndodhur kurrë.

“Kjo tragjedi nuk duhet të kishte ndodhur kurrë, gjë që e bën hidhërimin tonë edhe më të thellë dhe më të vështirë për t’u kuptuar ,” tha ai.

“Melania dhe unë dërgojmë ngushëllimet më të thella për familjet e anëtarëve tanë të shërbimit. Mendimet tona janë gjithashtu me familjet e civilëve të pafajshëm të cilët vdiqën sot në sulmin e egër të Kabukit,” shtoi Trump.

Nga sulmi në Kabul të paktën 60 persona humbën jetën, mes tyre 12 ushtarë amerikanë.