Përshpejtohen evakuimet pas sulmeve terroriste në aeroportin e Kabulit

Përpjekjet për evakuim po vazhdojnë, duke u përshpejtuar në aeroportin ndërkombëtar të Kabulit Hamid Karzai këtë mëngjes, disa orë pas  sulmit terrorist që vrau të paktën 100  persona dhe plagosi më shumë se 150 njerëz.

Sipas pamjeve nga agjencia e lajmeve Reuters, të evakuuarit u panë duke hipur në një aeroplan, ndërsa një tjetër u pa duke u nisur nga aeroporti.

Një diplomat i NATO -s ka thënë më herët se të gjitha forcat e huaja në Afganistan po synonin të evakuonin qytetarët e tyre dhe punonjësit e ambasadës deri më 30 gusht.

Përshpejtohen evakuimet pas sulmeve terroriste në aeroportin e Kabulit

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kanë bërë një nga evakuimet më të mëdha ajrore në histori, duke larguar nga Afganitani më shumë se 100,000 njerëz që nga 15 gushti, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti amerikan Joe Biden tha se më shumë se 7,000 njerëz u evakuuan në 12 orët e fundit, megjithëse nuk është e qartë se sa nga evakuimet  ndodhën para shpërthimeve që goditën aeroportin e Kabulit.

Uashingtoni po garon për të përfunduar përpjekjet e tij për evakuim para një afati më 31 gusht.

Mbretëria e Bashkuar tha të enjten se ka evakuuar më shumë se 13,000 njerëz nga Afganistani, që kur filloi misioni.

Më shumë se 100 vende të tjera në botë kanë marrë pjesë në përpjekje. Rreth 5,200 trupa vazhdojnë të ofrojnë siguri në aeroport.

Sidoqoftë, Shtetet e Bashkuara kanë pranuar se mund të mos jenë në gjendje t'i garantojnë të gjithë ata që janë regjistruar në lista të largohen nga afati i 31 gushtit, për të cilin është rënë dakord me talbanët.