Refuzuan transferimin e të dhënave personale, Rusia gjobit Twitter, Facebook dhe WhatsApp

Një gjykatë ruse ka gjobitur Twitter-in me 17 milionë rubla (195,116 euro), 15 milionë rubla (171,161 euro) Facebook dhe 4 milionë rubla (45,910 euro) WhatsApp.

Mësohet se gjykata ka marrë këtë vendim pasi pretendon se këto rrjete sociale kanë refuzuar  transferimin e të dhënave personale të përdoruesve në Rusi.

Sipas ligjit të vitit 2015, të gjitha kompanitë e huaja duhet të mbajnë të dhëna për përdoruesit e tyre rusë në serverët e kompjuterëve brenda vendit.

Platforma e rrjeteve sociale të biznesit LinkedIn në 2016 dhe aplikacioni Telegram në 2018 u bllokuan në Rusi për të njëjtat arsye.

Në korrik 2020, Turqia miratoi një ligj me kërkesa të ngjashme për të dhënat e përdoruesve lokalë.