Britma e të qara/ Nuk ndalet kaosi në Kabul, raportohet për një shpërthim të tretë, të paktën 60 viktima
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Gusht 2021, 21:06
Të paktën 60 persona u vranë dhe 140 të tjerë u plagosën në shpërthimet në aeroportin e Kabulit, tha një zyrtar i lartë shëndetësor për BBC.
Një shpërthim i tretë është dëgjuar teksa nuk dihen vendndodhja dhe pasojat e tij.
Mes të vrarëve janë edhe 10 trupa amerikane dhe burra, gra e fëmijë afganë që prisnin të largoheshin nga vendi.
SHBA ka akuzuar filialin e ISIS në Afganistan, Shtetit Islamik të Kharosanit si përgjegjës për dy shpërthimet e para teksa talibanët pranojnë se kishin paralajmëruar amerikanët për sulmet terroriste.
#Kabul #explosion Presumably, this is the aftermath of a third attack that just happened near the Kabul airport. pic.twitter.com/ATabXyNlge
— Aleksander Onishchuk (@Brave_spirit81) August 26, 2021
