Kina ndryshon ligjin, lejon çiftet të kenë deri në 3 fëmijë
Kina ka ndryshuar legjislacionin, duke lejuar çiftet e martuara të bëjnë deri në tre fëmijë. Ky ndryshim vjen pas shqetësimeve për tkurrjen e numrit të personave në moshë pune, fakt që do të kërcënonte prosperitetin e ardhshëm të vendit në rang global.
Legjislatura ceremoniale përditësoi Ligjin për Popullsinë dhe Planifikimin Familjar javën e kaluar për të adresuar pasojat e rënies së lindjeve, shkruan Ora News.
Kina është përpjekur për dekada të tëra për të kontrolluar popullsinë, duke filluar me një politikë të imponuar në 1979 që kufizonte rreptësisht çiftet në një fëmijë.
Çiftet që nuk ndoqën rregullin u përballën me gjoba ose humbje pune dhe në disa raste, nënat u detyruan të abortojnë.
Një preferencë për djemtë gjithashtu bëri që prindërit të abortonin bebet vajza, duke shkaktuar një çekuilibër masiv në raportin gjinor.
Numri i njerëzve në moshë pune ka rënë gjatë dekadës së fundit.
Studim: Sa herë në javë duhet të bëjmë dashuri
27 Gusht, 09:42
Kinezët mbi 60 vjeç përbënin 18.7% të popullsisë së përgjithshme të vendit në vitin 2020, 5.44 %më të lartë se në vitin 2010.
Ndërkohë, popullsia në moshë pune në vend ra në 63.3% nga 70.1% një dekadë më parë.
Me frikën në rritje se vendi do të plaket para se të bëhej i pasur, rregullat e planifikimit familjar u ndryshuan për herë të parë në 2015 për të lejuar dy fëmijë dhe tashmë për të lejuar 3.


