Sulm vetëvrasës në aeroportin e Kabulit, të paktën 13 të vdekur, mes tyre dhe fëmijë

Të paktën 110 persona humbën jetën nga sulmi terrorist në Kabul dhe ka informacione se grupi ISIS do të godasë sërish pranë aeroportit.

13 ushtarë amerikanë dhe të paktën 100 civilë afganë u vranë të enjten teksa po evakuoheshin shtetas të huaj e bashkëpunëtorë vendës.

Për presidentin amerikan Xho Bajden, e enjtja ishte ditë e zezë për të gjitha palët.

"Ata që e kryen këtë sulm dhe kushdo që dëshiron ta dëmtojë Amerikën ta dijë se nuk do ju falim, nuk do të harrojmë. Do ju ndjekim këmba-këmbës dhe do të na e paguani."

Shpërthimi fatal u mor përsipër nga celula lokale e Shtetit Islamik dhe u realizua përmes një kamikazi që e aktivizoi bombën në turmën e njerëzve dhe ushtarëve amerikanë.

Terroristët thanë se ata u pozicionuan në atë pikë të aeroportit për të goditur posaçërisht ushtarakët, përkthyesit dhe ata që i shërbyen forcave të huaja përgjatë gati 20 viteve.

Mes të vrarëve mbetën edhe 28 talibanë por SHBA-ja tha se është herët për të ditur nëse pati bashkëpunim mes ISIS-it dhe Talibanit.

"Talibani nuk është një grup të cilit i besojmë. Kurrë nuk e kemi thënë që janë miqtë tanë. Por është e vërtetë që kontrollojnë pjesë të mëdha të Afganistanit dhe për shkak të koordinimit me Talibanin, kemi arritur të evakuojmë mbi 104 mijë njerëz, të shpëtojmë 104 mijë jetë."

Presidenti Biden tha se plani i tyre është akoma që ta lënë Afganistanin përpara 31 gushtit.

Ish-kryediplomati francez, Mishel Barnie, do jetë rivali i presidentit Emanuel Makron

70-vjeçari garon me Partinë Republikane, ka qenë dy herë komisioner i BE-së

Mishel Barnie, dy herë ish-komisioner i Bashkimit Europian dhe ish-kryediplomat i Francës, ka njoftuar se do të jetë rivali i presidentit Emanuel Makron në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Axhenda e tij politike është e djathtë dhe emigracioni është një prej kauzave kryesore. /OraNews/