Video/ Momenti i rrëzimit të helikopterit ku po udhëtonte Sekretari i Qeverisë, 4 të plagosur

Një helikopter i Marinës Meksikane u rrëzua në shtetin Hidalgo, në veri të Mexico City, dhe mes pasagjerëve ishte dhe Sekretari i Qeverisë së Veracruz, Eric Cisneros, i cili u plagos.

Tre persona të tjerë u plagosën nga incidenti. Të prekurit  u transferuan në spitalin Tulancingo për të marrë ndihmë mjekësore.

Çfarë ndodhi me helikopterin?

Aksidenti që u raportua në orën 11:47 në komunën Agua Blanca de Iturbide, në rajonin Sierra Otomí-Tepehua de Hidalgo, përfshin një helikopter të Marinës që, sipas raporteve të para, pësoi një defekt .

Një video tregohet momenti i rrëzimit të helikopterit. Menjëherë, njerëzit që ishin dëshmitarë të incidentit, u afruan duke vrapuar për të ndihmuar ekuipazhin, ndër të cilët ishte Sekretari i Qeverisë së Veracruz.

Brenda pak minutash, mbërritën forcat e urgjencës, të cilët transferuan të plagosurit në spital.