Polonia dhe Belgjika mbyllin evakuimet, 2 shtetet evropiane i dhanë fund operacioneve të tyre në Afganistan
Ndërsa ngushtohen afatet drejt tërheqjes së plotë të trupave amerikane Polonia dhe Belgjika i dhanë fund operacioneve të tyre të evakuimit nga Afganistani
Ndërsa vende të tjera evropiane u zotuan të mërkurën të vazhdojnë të qëndrojnë sa më gjatë të jetë e mundur.
Presidenti Joe Biden ka thënë se do t'i përmbahet afatit të shpallur 31 gushtit për tërheqjen e plotë të trupave, gjë për të cilën grupi taliban ka këmbëngulur të respektohet.
Mijëra njerëz ende po përpiqen të largohen dhe nuk është e qartë nëse të gjithë do të jenë në gjendje të largohen para fundit të muajit.
Por çdo vendim i Presidentit Biden për të qëndruar më gjatë mund të rifillonte luftimet mes talibanëve dhe trupave perëndimore.
Pasi te marrin kontrollin ne aeroport ,talibanët kanë njoftuar se do të lejojnë rifillimin normal ajror pas 31 gushtit por është e paqartë nëse kompanitë ajrore do të ishin të gatshme të uleshin në një aeroport të kontrolluar nga grupi militant.
Me afrimin e afatit të largimit të trupave amerikane, Marcin Przydacz, zëvendësministër i Jashtëm polak,pas konsultimesh me zyrtaret Amerikane dhe Britanike ,Polonia ka evakuuar grupin e saj te fundit..
Disa orë më vonë, kryeministri belg Alexander De Croo tha se vendi i tij i përfundoi operacionet e evakuimit të njerëzve nga kryeqyteti afgan drejt Pakistanit. Qeveria mori vendimin "duke pasur parasysh situatën në Afganistan dhe në marrëveshje me partnerët e saj evropianë", shkruante ai në një postim në Twitter.
Javën e kaluar Republika Çeke e shpalli të përfunduar misionin e saj të evakuimit ndërsa Hungaria tha se planifikonte ta përfundonte atë së shpejti.
