Sulmet në Kabul, Biden mesazh terroristëve: Ne do t’ju gjejmë dhe ju do ta paguani
Presidenti Joe Biden foli nga Shtëpia e Bardhë pas sulmeve me bombë jashtë aeroportit të Kabulit që vranë 13 ushtarë amerikanë dhe dhjetëra afganë.
Biden e ka cilësuar si “ditë të vështirë” në Kabul. Ai thotë se sulmi terrorist është i llojit për të cilin flisnim dhe ishin të shqetësuar. Presidenti thotë se është duke u informuar vazhdimisht për situatën në terren.
Biden zemërthyer për vrasjen e afganëve
Biden thotë se amerikanëve i "dhemb për të gjitha familjet afgane që humbën njerëz, përfshirë fëmijë, në këtë sulm të egër".
"Ne jemi të zemëruar dhe zemërthyer," thotë ai.
Biden - "Ne do t'i nxjerrim të gjithë amerikanët jashtë"
"Ne kemi kaq shumë për të bërë. Është brenda aftësisë sonë për ta bërë atë. Ne vetëm duhet të qëndrojmë të palëkundur, " vazhdon Biden.
"Ne do të përfundojmë misionin tonë dhe do të vazhdojmë, pasi trupat të tërhiqen, të përcaktojmë mjetet me të cilat mund të gjejmë çdo amerikan që dëshiron të dalë nga Afganistani.
"Ne do t'i gjejmë dhe do t'i nxjerrim jashtë".
"Amerika do t'ju gjejë", thotë Presidenti amerikan
Gjatë fjalës së tij, Presidentin Biden tha se Amerika do t’i gjejë ata të cilët e kreyn sulmin.
"Për ata që kryen këtë sulm, si dhe për këdo tjetër që dëshiron që Amerika të dëmtohet e di këtë:
"Ne nuk do të falim. Ne nuk do të harrojmë. Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju bëjmë të paguani."
Ai lë të kuptohet se sulmuesit mund të kenë ardhur nga burgjet që u hapën nga talibanët gjatë pushtimit të tyre rrufe të Afganistanit.
Ai gjithashtu i referohet grupit terrorist ISIS-K, i cili ka marrë merita për sulmet.
"Ne nuk do të pengohemi nga terroristët. Ne nuk do të ndalojmë misionin. Ne do të vazhdojmë evakuimin," thotë ai, duke shtuar se SHBA do të hakmerret kundër sulmuesve të sotme.
