"Foshnja vdiq në krahët e mi", burri përshkruan tmerrin pas shpërthimeve në aeroportin e Kabulit

Një përkthyes afgan që ka punuar me forcat amerikane ishte dëshmitar i bombardimit në aeroportin e Kabulit.

Burri, të cilit CBS News i referohej si "Carl", përshkroi se si ai u përpoq të ndihmonte një foshnjë e cila përfundimisht vdiq në krahët e tij.

"Sapo pashë shumë njerëz të lënduar dhe njerëz që ishin shtrirë në tokë," tha ai.

"Unë pashë një fëmijë atje. Shkova tek ajo, e mora dhe u nisa ta çoja në spital."

"E çova në spital, por ajo vdiq në duart e mia," tha ai, duke vlerësuar se mosha e saj ishte rreth pesë vjeç.

"Kjo është shumë e trishtueshme. Ajo që po ndodh tani është e trishtueshme, i gjithë ky vend është shpërbërë."

"Unë u përpoqa," vazhdoi përkthyesi. "Unë bëra çmos për ta ndihmuar atë."