Pamje të rënda/ Dalin imazhet e para pas shpërthimit në Kabul

Një shpërthim i madh ndodhi  në një nga portat hyrëse të aeroportit të Kabulit (Porta e Abbey), konfirmoi zëdhënësi i Pentagonit John Kirby në Twitter dhe u pasua nga të shtëna me armë.

Menjëherë pas sulmit në medie dolën pamjet e para, ndërsa shihen persona të plagosur mes tyre dhe fëmijë.

The Guardian ka raportuar se deri më tani janë lënduar tre ushtarë amerikanë ndërsa ende nuk ka viktima.

Presidenti amerikan, Joe Biden është informuar rreth shpërthimit dhe raportohet se do të mbajë një konferencë shtypi pas disa orëve në Shtëpinë e Bardhë.