"Mesazh" sindikalistit të minatorëve, eksploziv makinës së ish-kandidatit për deputet në Bulqizë
Disa persona janë shoqëruar nga Policia e Bulqizës në lidhje me eksplozivin që shpërtheu në makinën kreut të Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar, Elton Debreshi. Ky i fundit kandidoi për deputet i pavarur në zgjedhjet e 25 prillit por nuk mori vota mjaftueshëm.
Një sasi eksplozivi shpërtheu në makinën e kryetarit të Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, Elton Debreshi.
Ngjarja u shënua rreth një orë pas mesnate, ndërsa mjeti ishte i parkuar pranë banesës së Debreshit, në fshatin Dushaj të njësisë administrative Fushë-Bulqizë.
Ekspertiza tregoi se lënda plasëse ishte e vendosur në pjesën e përparme të mjetit.
Shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe veç automjetit, siç tregojnë pamjet ka dëmtuar edhe një pjesë të murit pranë të cilit ishte i parkuar.
Bullgaria forcon kufirin për migrantët afganë
27 Gusht, 08:26
Kjo foto tregon makinën e e Debreshit në komisariatin e Bulqizës ku mësohet se do ti nënshtrohet ekspertizës së thelluar për të zbuluar gjurmë të mundshme që mund të kenë lënë autorët.

Ndërkohë blutë kanë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për tritolvënien.
Paraprakisht dyshohet se ishte një mesazh direkt kërcënues për kryetarin e Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, detyrë e që mban prej nëntorit 2019.
Në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, Elton Debreshi kandidoi i pavarur, por nuk arriti të sigurojë votat e mjaftueshme për tu zgjedhur deputet në parlamentin e ri.


