Mbollën tokën me kanabis, policia asgjeson bimët dhe shpall në kërkim nënë e bir
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Gusht 2021, 12:35
Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike në Kodër Draç të Ishmit.
Në kërkim janë shpallur dy autorët e dyshuar, F. V., 49 vjeçe dhe K. V., 25 vjeç, nënë e bir, banues në Kodër Draç.
Policia gjatë kontrollit të ushtruar në një sipërfaqe toke në pronësi të tyre, ka gjetur të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

