“Dashuria duhet vënë në veprim", Meta për Nënë Terezën: Të ndjekim shembullin e veprës së saj

“Dashuria duhet vënë në veprim", predikonte Shenjtorja Nënë Tereza, simboli më përfaqësues dhe frymëzues i humanizmit, solidaritetit dhe i vajzës, motrës dhe nënës së dhembshur shqiptare.

Sot, në 111-vjetorin e lindjes së saj, presidenti Ilir Meta thotë se nderimi më i madh që mund t’i bëjmë është të ndjekim shembullin e veprës së saj dhe vlerat më të mira kombëtare, njerëzore dhe hyjnore që promovoi gjatë gjithë angazhimit jetësor.

Mesazhin e tij në ditën e lindjes së shenjtores shqiptare, fituese e çmimit "Nobel për Paqen" e mbyll me një nga thëniet e famshme të saj.

“Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por secili nga ne mund të bëjë gjëra të vogla me dashuri të madhe”.