Tentoi të përdhunojë 41-vjeçaren në Pogradec, arrestohet
Një 46-vjeçar, me banim në Tiranë është ndaluar nga policia e Pogradecit për “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” mbetur në tentativë.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, me vendimin e datës 13 korrik të këtij viti kishte urdhëruar ndalimin e Gentian Olldashit pasi më datë 9 korrik ky shtetas, në lagjen nr. 4 Pogradec, ka tentuar të kryejë marrëdhenie seksuale me një 41-vjeçare, pa pëlqimin e saj.
Në një rast tjetër policia e Pogradecit arrestoi në flagrancë shtetasen A. G., 16 vjeçe, banuese në Pogradec dhe filloi procedimi penal për një të mitur tjetër, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, këto shtetase kanë vjedhur në banesën e shtetasit V. S., një sasi monetare në dollarë dhe dinarë, e cila iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

