Vranësira dhe reshje shiu, ja si do të jetë moti sot
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Gusht 2021, 07:42
Vranësira të shpeshta, të cilat herë pas herë sjellin reshje shiu do të mbizotërojnë motin në zonat veriore dhe qëndrore të Shqipërisë duke filluar nga orët e para të ditës.
Ndërsa pas mesditës parashikohet që reshje të pakta të përfshijnë edhe zonat jugore e juglindore.
Sipas MeteoAlb, mbrëmja sjell largim të vranësirave dhe përmirësim të kushteve të motit.
Blinken: Nuk ka afat për evakuimet në Afganistan
26 Gusht, 07:08
Temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 12°C mëngjesi deri në 30°C mesdita.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi Perëndimor-Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.

