Shiu shuan zjarrin në Majën e Rrunës, vijon aktive vatra në Majën e Zezë

Komisioni i Mbrojtjes Civile në Prefekturën e Kukësit ka dhënë detaje në lidhje me situatën e zjarreve në këtë qark.

Si rezultat i reshjeve të shiut të rëna në Rrethin e Kukësit situata e zjarrit të rënë në Maja Rrunës (Laku i Thive e Laku i pylles) është shuar plotësisht.

Vatra e zjarrit e cila ka ardhur nga territori i bashkisë Fushë Arrës në vendin e quajtur Maja e zezë vazhdon të ketë tym si në vatër ashtu dhe në afërsi të zonës së pa djegur.

Për momentin nuk ka avancim të saj. Situata në bashkitë Tropojë e Has është e qetë.