Rama intervistë për CNN: S' ka shqiptarë në Afganistan. Do presim 4 mijë afganë. Nëse duan të rrinë përgjithmonë
Kryeministri Edi Rama në një intervistë që ka dhënë ditën e sotme për median ndërkombëtare CNN me gazetaren Biana Golodryga, Rama ka deklaruar se në vendin tonë do të vijnë rreth 4 mijë emigrantë nga Afganistan.
Ai thotë se Afganistani është në një krizë dhe sipas tij në këto momente nuk mund t’ua mbyllim derën afganëve, teksa ka rikujtuar se 30 vite më parë edhe shqiptarët kanë qenë si ata.
"2000 që janë listuar dhe 2000 të tjerë që ne po punojmë për t’i pritur, do jenë rreth 4000 mijë.”- shprehet Rama ndër të tjera ."
Më tej kreu i qeverisë ka thënë se në Afganistan nuk ka asnjë shqiptar që pret të evakuohet mes kaosit në aeroportin e Kabulit.
"Jo nuk ka shtetas shqiptarë që kanë mbetur atje dhe jemi gati të mirëpresim afganët që besuan tek ne si NATO, që punuan me ne dhe që ne nuk mund të mos i ndihmojmë ndërkohë që rrezikojnë të vdesin. Është çështje jetë a vdekje për ta dhe është një çështje mjaft e madhe morale për ne si Aleancë e NATOS."- shprehet Kryeministri.
I pyetur se a mund të qëndrojnë në mënyrë të përhershme afganët në Shqipëri, Rama ka thënë se është në dorën e tyre nëse duan të qëndrojnë apo jo.
"S’është çështja që ne do i pranojmë në mënyrë të përhershme, por kanuni i parë kishte të shkruar që shtëpia e shqiptarit është e zotit e mikut. Nëse duan të qëndrojnë le të qëndrojnë."- ka shtuar Rama.
Intervista e plotë:
Rama: Shqipëria ka qenë i vetmi vend në Evropë që kishte më shumë hebrenj pas luftës së dytë botërore. Shqipëria ka qenë në një regjim mizor, komunist, kishim talibanët dhe e dimë saktësisht si është të jetosh me ta. Është kështu sepse në fund të fundit u detyrohemi fëmijëve tanë. Fëmijët tanë duhet ta kalojnë këtë përvojë dhe duhet të jenë mjaft të vetëdijshëm që në këtë kohë ku merr dhe një kohë kur jep.
Pyetje: Siç e thatë dhe ju shumë bukur se është në ADN tuaj për të ndihmuar refugjatët tashmë nga Afganistani, dua të di se çfarë nënkupton ky afat për ju, dhe për shtetasit shqiptarë. A ka shtetas shqip[tarë që kanë mbetur në Afganistan?
Rama: Jo nuk ka shtetas shqiptarë që kanë mbetur atje dhe jemi gati të mirëpresim afganët që besuan tek ne si NATO, që punuan me ne dhe që ne nuk mund të mos i ndihmojmë ndërkohë që rrezikojnë të vdesin. Është çështje jetë a vdekje për ta dhe është një çështje mjaft e madhe morale për ne si Aleancë e NATOS.
Pyetje: Më lini të ndalem këtu. Ju aluduat që jo të gjithë anëtaret e NATOS-së po marrin përgjegjësitë e tyre siç tahtë ju për të shkuar në atë drejtim që ju besoni se është i duhuri për t’u marrë. Çfarë nënkuptoni me këtë, ka të bëjë me vetë tërheqjen që ju nuk bini dakord, me afatin e vendosur nge Biden.
Rama: Siçe kam thënë në raste të ndryshme , nuk jemi në kohën për të ngritur të gjitha çështjet që duhen ngritur dhe të gjejmë përgjigjet që duhen gjetur për të ardhmen e vetë organizatës. Kjo është koha për të menduar për ata që gjenden midis jetës dhe vdekjes dhe Shqipëria nuk është nga vendet më të pasura, dhe kjo është e ditur gjerësisht. Por ne kemi një kujtesë dhe shumë të fortë. Besojmë se është në nderin e të gjithë anëtareve të NATOS-së dhe të gjithë kësaj bashkësie vendesh që kanë nxitur me forcën e shembullit dhe mbrojtur me shembullin e forcës idetë dhe vlerat për të cilat ne qëndrojmë , në të kundërtën rrezikojmë që NATO të zbehet në sytë e të gjithë këtyre njerëzve në mbarë botën që kërkon liri, demokraci, te drejtat e njeriut, trajtim të barabartë për garat dhe jo vetëm NATO, por edhe kjo pjesë e jona e botës bazohet në këto vlera dhe parime.
Pyetje: Kreu i partisë Angela Merkel, theksoi fjalë të ngjashme me atë që ju sapo thatë dhe për të parafrazuar atë që tha ai, ky është një nga rreziqet më të mëdha që NATO-ja është përballur që prej krijimit të saj.
Rama: Është e qartë që jemi sfiduar në një mënyrë të tillë siç nuk jemi sfiduar më parë, jo nga ndonjë kundërshtarë, por nga vetja jonë, sfidohemi ose të qëndrojmë për atë që i themi botës ose për zgjedhjet e ardhshme aty këtu, jemi mes sondazheve dhe objektivave dhe ky është një objektiv shumë i madh ku nuk mund të dështojmë.
Pyetje: Ju folët për historinë tuaj, dhe pastrimin etnik për të cilën SHBA dhe aleatet bënë përpara dhe gjithashtu për hebrejt ëqë keni mbrojtur. Lufta është NETFLIX, për ne lufta ka qenë reale. Sa refugjatë jeni të gatshëm të prisni?
Rama: Ne qëndrojmë për diçka që është thelbësisht e rëndësishme për fëmijët tanë. Ne kemi përjetuar luftën, kemi pasur njerëz të vdesin. Kemi pasur refugjatë lufte në Kosovë që lëvizën në tokën tonë. Jemi vend i vogël, por nuk ka rëndësi, ka të bëjë me atë që ne jemi dhe ka të bëjë me faktin që qëndrojmë për diëka që është e rëndësishme për fëmijët tanë, ne kemi përjetuar luftën, kemi parë 500 mijë refugjatë lufte që lëvizën nga Kosova dhe ne ishim në një situatë më të vështirë ekonomike nga sa kemi qenë kenë, dhe pritja e tyre nuk na bëri të vdisnin urie, por na bëri më të pasur moralisht. Ishim në situatë financiare më të vështirë se sot. Ajo nuk na bëri të vdisnim urie, por na bëri më të pasur moralisht.
Pyetje: Sa refugjatë do pranoni?
Rama: Ne ishim të parët që dolëm dhe thamë që jemi të gatshëm njerëzit që kanë punuar me ne, për momentin po punomë për listat që po na sjellin rreth 2000 dhe 2000 të tjerë që po punojmë për t'i mirëpritur, pra do të ketë rreth 4 mijë dhe ky është numri që do të kalojnë në vendet e tjera përfshirë edhe SHBA-së.
Pyetje: A do i pranoni në mënyrë të përhershme?
Rama: S’është çështja që ne do i pranojmë në mënyrë të përhershme, por kanuni i parë kishte të shkruar që shtëpia e shqiptarit është e zotit e mikut. Nëse duan të qëndrojnë le të qëndrojnë.
Pyetje: Ju jeni një vend me 3 milionë banorë., dhe aktualisht po pranoni 4 mijë afganë, ndërkohë Britani një vend shumë i pasur ka pranuar se do të pranojë 20 mijë për rreth 5 vite. Ka një çështje morale që është përparësia numër 1 për ju, por është dhe çështje politike e të gjithë i kthehen refugjatëve që kanë ardhur nga Siria drejt Evropës. Presidenti turk tha që Turqia s’do të jetë magazina e refugjatëve, ç’mendoni për këtë?
Rama: Mendoj që faqja më e ndritur e historisë është faqja që shkroi Angela Merkel duke i hapur krahët këtyre njerëzve të dëshpëruar dhe ajo i shpëtoi nderin Evropës. Ne respektojmë debatet, interesat dhe s’kemi nevojë t’i bëjmë leksione askujt. Çdo të thotë 20 mijë në 5 vite. Unë nuk diskutojë shifrat sepse në fund të fundit nuk është fjala për shifra të larta apo të ulëta, është fjala për disponibilitet, apo mungesë të saj. Unë po diskutojë kohën. Ne patëm fatkeqësinë dhe fatmirësinë të dimë se çfarë do të thotë të jetosh në një regjim shumë të ngjashëm me atë të talibanëve sepse ne ishim Koreja e Veriut e Evropës për 50 vjet. Ne kemi parë luftën, 30 vite më parë ishim në afganët që i ikim ferrit. Në të cilin ishim mbyllur për gjysmë shekulli. Vellezërve dhe motrave italiane në fakt u dukeshim si alieno kur u afroheshim kufijve të tyre. Meqë ra fjala ne jemi plotësisht të integruar atje. Italia po përfiton shumë nga ky integrim dhe shqiptarët po përfitojnë shumë. Ne kishim kohë të merrnim dhe morëm. Dhe kur është koha për të dhënë duhet të japim dhe kjo është ajo që na ka mësuar jeta. Kur nuk je shumë i pasur kujtesa mbetet ende shumë e pasur.
Pyetje: Shumica e pupullsisë shqiptare është myslimane dhe ky vend nuk është tejet fetar në vetvete. Ju jeni katolik. Por jam kureshtare se cila është lidhja midis këtyre të gjithë afganëve në vetvete, myslimanë që vijnë nga një regjim shtypës. Sa ndikim ka kjo tek ju dhe te përgjegjësia që ju ndjeni për t’i pritur ata?
Rama: Unë jam katolik, bashkëshortja ime është myslimane, dy fëmijët e mëdhenj nga martesa e mëparshme janë ortodoks, kemi një të vogël që mund të zgjedh të jetë hebre, i takon atij, por këtu baht fjalë për njerëz, jo për etiketas që lidhen me ngjyrat, me kulturën, me besime. Ka të bëjë me njerëz, të cilët i besuan asaj që ne i besuam 30 vite më parë kur i ikëm ferrit të talibanizmit të kuq. Për ne shkoi mirë se ishim në mes të Evropës, për ata nuk mund të shkojë mirë nëse Evropa dhe SHBA nuk do të gjenden. Të paktën jemi të detyruar t’u japim strehë, u detyrohemi. Dhe jo vetëm për ta por kjo ka të bëjë edhe me femijët tanë. Si do të na shohin nëse ne i lëmë në baltë këta njerëz, çfarë do të mendojnë për ne, kur ne vazhdojmë të predikojmë idealizmin , vlerat që kemi promovuar kaq shumë në perëndim.
Pyetje: Mes vlerave është edhe pasioni për artin?
Rama: E thatë në mënyrë të përsosur, unë se kisha mendjen tek politika kur dola në rrugë për të qenë aty me të gjithë të tjerët dhe për të kërkuar ndryshimin e regjimit. Ishte për shkak të kufizimeve në veprimtaritë artistike dhe ndjeva nevojën për liri. Duke parë profilet e njerëzve mund të shihja gazetare, kineastë, yje filmash, si mund t'i lëmë këta njerëz në baltë. Si mund t'ua mbyllim dritaren e ëndrrave dhe shpresave këtyre njerëzve. Ne e dimë shumë mirë se për ta ka një litar të errët të përgatitur për të varur të gjitha ëndrrat dhe shpresat dhe ata vetë".
Përgatiti për online Anila Kolgjini.
