Ambiciet e mandatit të tretë të Ramës, Nurellari: Dorëheqja e Çomos është pjesë e marketingut politik

Kryeministri Rama ka njoftuar se javën tjetër do të shpallë kabinetin e ri të mandatit të tretë qeverisës.

Adri Nurellari i ftuar në studion e RTV Ora ka folur për dy krye-lajmet e ditës së sotme; dorëheqja e zv.kryeministrit Erion Braçe dhe dorëzimi i mandatit nga deputetja e zgjedhur e PS-së Najada Çomo.

Zoti Nurellari e shikon si marketing politik dorëheqjen e Çomos dhe thotë  se e kreu detyrën për të cilën ishte bërë pjesë e listës së kandidatëve të PS-së.

Nurellari: "Pati një grup ministrash të cilët morën lëvdime bujare prej kryeministrit dhe pati disa të cilët morën vërejtje dhe qortime konkrete. Kjo që ndodhi sot i paraprin edhe zhvendosjes së lëvizjeve të mundshme në qeverinë e ardhshme. Mendoj që dorëheqja e Çomos është pjesë e dorëheqjes së marketingut politik edhe të taktikave të komunikimit.

Ashtu sikurse e kreu detyrën ose rolin që i dha listës së kandidatëve për deputet të PS-së një lloj imazhi edhe profesional, edhe të prurjeve të ndryshimeve, edhe të përfaqësimit të bluzave të bardha, pra atë dobi për të cilën u vu në atë listë e përmbysi. I ka shërbyer imazhit makro të një vendi, të një liste të ndryshuar edhe të përfaqësuar me njerëz të shëndetësisë, i ka shërbyer asaj fabule që ndërtoi kryeministri."

Intervistoi Beti Njuma, përgatiti për online Xhuljana Zhuleku