Reshjet e shiut dhe rënia e temperaturave zbrazin plazhet, trafik i rënduar në rrugë
Plazhet u boshtatisën nga pushuesit këtë enjte, pas reshjeve të shiut dhe rënies së ndjeshme të temperaturave. Pushuesit u larguan masivisht nga zonat turistike, duke krijuar trafik të rënduar në rrugë.
Reshjet e shiut dhe rënia e temperaturave që e pasoi zbrazi plazhet këtë të enjte.
Në Vlorë ata që kishin dalë sot buzë detit ishin të paktë.
Pamje të ngjashme kishte edhe në Shëngjin.
Çadrat dhe shelzongët atje ishin mbyllur dhe pushuesit nisën të largohen menjëherë nga zona turistike e Lezhës.
Fluksi krijoi trafik të rënduar në rrugën e Shëngjinit dhe superstradën Milot- Balldre.
Radha e automjeteve ishte kilometrike, ndërsa për lehtësimin e lëvizjes, policia rrugore u vendos në disa nga pikat më problematike.
Sipas parashikimeve, reshjet e shiut do të shtrihen në të gjithë territorin, me intensitet mesatar në formë shtrëngatash shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Dielli rikthehet të hënën, por vapa duket se do ikë me gushtin, pasi temperaturat parashikohet të mos i kalojnë 30 Gradë Celcius.

